Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Debuton Nissan GT-R50 unik dhe super sportiv

Nissan dhe kompania e VW Group për dizajnimin e veturave Italdesign kanë festuar 50 vjetorin me lansimin e një super veture.

Nissan GT-R50 është një version shumë i përditësuar nga Italdesing dhe me një dizajn unik, i bazuar në Nissan GT-R Nismo 2017.

Prototipi GT-R50 ka bërë debutimin e tij në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood, transmeton koha.net.

Ky super prototip do të prodhohet për t’u shitur dhe kur të dalë, do të vijë me një çmim prej rreth 900 mijë euro, ndërsa Nissan tashmë ka thënë se “jo më shumë se 50 njësi të tij do të prodhohen”.

Motori 3.8 litërsh i GT-R standard që prodhon 592 kuaj fuqi, tani i përditësuar nga Italdesing në GT-R50 prodhon 710 kuaj fuqi.

{gallery}