Prodhuesi amerikan i veturave, Ford ka prezantuar kamionçinën e vet të përditësuar Super Duty.
Ford Super Duty është përditësuar me drita të reja LED, mbrojtës e fytyrë të re, transmeton Koha.net.
Por ndryshimet më të mëdha i janë bërë nën kofano, ku ky prodhues ka prezantuar motorin e ri 7.3 litërsh V8 me benzinë.
Fordi nuk ka zbuluar fuqinë motorike e as statistikat e veturës por ka thënë të jetë “më i fuqishmi në kategorinë e tij”.
Gjëja e re në këtë kamionçinë është edhe marshi TroqShift me 10 shpejtësi automatike.
Edhe
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
Ford Super Duty ka pesë mënyra të vozitjes: normal, tërheqje / ngarkim, ekonomike, rrëshqitëse dhe për rrugë me borë apo rërë.
{gallery}