Shefat e kompanive lidere në tregun e automobilizmit janë duke monitoruar më shumë se kurrë më parë miliardat që brendet e tyre shpenzojnë në vit për një nga daljet më të mëdha: Pagat e punëtorëve.
Prodhuesit për një kohë të gjatë kanë hulumtuar për tregjet më të lira në planet, shkruan sot Koha Ditore. Të gjitha kompanitë kanë pyetur veten: Përse të paguajmë punëtorët nga 20 deri në 30 dollarë për orë, kur në disa tregje të botës kjo është afër 2 apo 3 dollarëve? “Auto-Express” ka përpiluar një listë ekskluzive të pagave në top12 shtetet që prodhojnë më së shumti automobila në vit dhe sa fitojnë punëtorët në vit e sa orë punë bëjnë në javë.
Në listë vërehen se madhësia e tregut nuk tregon se ai shtet paguan pagat më të larta për punëtorët.
Kinë
Prodhimi në vit (2015): 21 milionë automobila.
Edhe
Mercedes-Benzi planifikon uljen e kostos së fuqisë punëtore në Kinë
Paga mesatare vjetore: 10.836 dollarë.
Punëtorët në industrinë automobilistike në Kinë përmenden si një nga grupimet që paguhen më së paku në botë, por nuk janë. Ata fitojnë më shumë se punëtorët në Meksikë e Indi. “Wall Street Journal” në vitin 2015 raportoi se një punëtor në industrinë e automobilizmit në Kinë, për një orë fiton mesatarisht 5.19 dollarë, që në vit i bie të fitojë 10.836 dollarë. Gjithsesi, pagat në shtetet fqinje të Kinës janë më të larta. Punëtorët kinezë kanë aspirata që të arrijnë sukseset dhe përfitimet e kolegëve nga Japonia dhe Koreja Jugore.
Japoni
Prodhimi në vit (2015): 7.8 milionë automobila.
Paga mesatare vjetore: 31.329 dollarë.
Edhe
Prodhuesit evropianë të shqetësuar për dominimin e Kinës me veturat elektrike
Të dhënat e publikuara tregojnë se një punëtor në Japoni fiton rreth 15 dollarë në orë dhe në total rreth 31 mijë dollarë në vit, për 40 orë punë në javë. Për jetën në Japoni, kjo konsiderohet si pagë mesatare. Por në krahasim me fqinjin e afërt, Koreja Jugore, përfitimet shtesë të japonezëve janë disa herë më të mëdha. Duke pasur parasysh këto, një punëtor japonez përfiton 25 mijë dollarë pagë vjetore, por në total ai përfiton dyfish përmes bonuseve të ndryshme.
Gjermani
Prodhimi në vit (2015): 5.7 milionë automobila.
Paga mesatare vjetore: 69 mijë dollarë.
Edhe
Toyota në Kinë pushon nga puna rreth një mijë punëtorë
Gjermanët kanë reputacion për punëtorët më efikasë dhe me pagat ndër më të mirat në Evropë. Gjithsesi, të dhënat nga Shoqata e Prodhuesve të Motorëve dhe Tregtarëve tregojnë se gjermanët përfitojnë më pak se punëtorët e kompanive automobilistike në Francë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.