Dacia prezantoi konceptin e saj të ri, i cili nuk do të hyjë në prodhim serial, edhe pse është shumë interesant, shkruan Autocar.
Bëhet fjalë për një automjet konceptual i quajtur Manifesto. Koncepti nuk ka dyer, dritare dhe xhama. Gjithashtu, ka vetëm një dritë, dhe nuk ka asnjë sistem argëtues brenda.
Manifesto është projektuar si një automjet i destinuar për ata që duan aventura jashtë rrugës.
Automjeti ka goma që i rezistojnë plasaritjes. Megjithatë, një veturë e tillë elektrike kushtojnë shumë shtrenjtë.
Prandaj, Dacia nuk ka plane të prodhojë Manifeston, pasi ajo mbetet e fokusuar në prodhimin e disa prej automjeteve më të përballueshme për klientët në mes të një krize ekonomike.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm