Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Cupra vjen me dy modele të reja elektrike, Tavascan dhe UrbanRebel

Përveç SUV-it Terramar, prodhuesi spanjoll Cupra po paralajmëron edhe dy vetura elektrike, Tavascan dhe UrbanRebel.

Tavascan është një evolucion i konceptit nga viti 2019. Do të prezantohet në vitin 2024 si modeli i dytë elektrik i markës.

Koncepti i disa viteve më parë kishte një sistem drejtimi prej 300 kuaj fuqi, i ngjashëm me atë të përdorur në Volkswagen ID.5 GTX, me një kapacitet baterie prej 77 kWh.

UrbanRebel do të jetë modeli i tretë elektrik i Cupras, i cili, ashtu si Tavascan, bazohet në platformën mekanike MEB të Volkswagenit për automjetet elektrike.

Me një gjatësi prej 4.03 metrash, do të jetë një nga veturat elektrike më të vogla në grupin VW.

Spekulohet se çmimi fillestar i tij do të jetë rreth 20 mijë euro.