Kompania franceze Clemens Motorsport është një kompani e specializuar për modifikimin e modeleve nga markat si Peugeot, Citroen dhe DS, dhe kreacioni i saj më i fundit është ky Peugeot 308 GTi i përforcuar.
Për përforcimin motorit të tij 1.6-litër Turbo me kapacitet prej 200 kW/272 kuajfuqi, Clemens Motorsport ofron tri paketa, transmeton Koha.net.
Paketa “Stage 1” këtë motor e përforcon në 213 kW/290 kuajfuqi, paketa “Stage 2” përfshinë përforcimin në 223 kW/303 kuajfuqi, ndërsa paketa “Stage 3”, e cila tërheq vëmendjen më shumë, përfshinë përforcimin në 228 kW/310 kuajfuqi.
Sipas versionit më të fuqishëm, ky Peugeot 308 GTi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,6 sekonda.
Gjithashtu, Clemens Motorsport për këtë 308 GTi ofron edhe set të ri të rrotave “Schmidt Revolution CC-Zero” nga alumini prej 19-inç me goma 235/35. Po ashtu, në dispozicion janë edhe rrotat prej 20-inç.
{gallery}