Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Cila veturë shfaqet më së shpeshti në filma

Portali Carwow hulumtoi në bazat e të dhënave të filmave në botë për veturën që është shfaqur më së shumti dhe fituesi është i qartë, por i vështirë të merret me mend për pjesën më të madhe të botës.

Në shumë raste, vetura luan rolin kryesor ose mbështetës.

Po cilat modele përdoren më së shpeshti? Një analizë e bazave të të dhënave të filmave IMDB dhe IMCDB, tregon se fitues është modeli Ford Crown Victoria, shkruan Autoblog.

Në fakt, modelet e Fordit janë shfaqur më së shpeshti në filma. Rreth 10.500 Ford u gjetën në filma artistikë - më shumë se çdo markë tjetër e veturave. Ford Crown Victoria u shfaq në ekran gjithsej 1019 herë.

Arsyeja? Një version i këtij Fordi ishte modeli më i zakonshëm i veturave të policisë në Shtetet e Bashkuara në periudhën 1997 - 2013.

Edhe Cila veturë shihet më së shumti në filma? Auto 1 v. më parë Cila veturë shihet më së shumti në filma?

Në vend të dytë është marka Chevrolet, e ndjekur nga Mercedes-Benz, Fiat, Volkswagen, Toyota, Dodge, BMW, Cadillac dhe Jeep.

Nga markat gjermane, klasa S është më e zakonshme në filma dhe u shfaq 758 herë, bazuar në të dhënat e ofruara.