Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Chevrolet Camaro ZL1 1LE nuk do të shitet në Europë

Chevrolet Camaro ZL1 1LE është i aftë që pistën e Nurburgringut ta kalojë për 7:16:04.

Por ky model i jashtëzakonshëm kurrë nuk do të shihet nëpër rrugët e Europës, transmeton Koha.net.

Siç shkruan Motor Trend, kjo do të ndodhë për shkak të standardeve të sigurisë së këmbësorëve që vlejnë për Europë.

Sipas rregullave në BE, dizajni i Camaros së re është i rrezikshëm për këmbësorë për shkak të mbrojtësit të madh të përparmë dhe vrimave të mëdha të cilat ndihmojnë lëvizjen e ajrit për të ndihmuar ftohjen e motorit.

“Por, në Amerikë mund ta blini këtë mrekulli që kushton rreth 70 mijë dollarë. Nuk duhet harruar se kjo veturë pas vetes i ka lënë kolosët si Ferrari 488 GTB, Nissan GT-R si dhe gjeneratën më të re 911 GT2 RS”, shkruan Motor Trend.

{gallery}