Pasi Ford ka konfirmuar versionin hibrid të Mustangut, elektrizimi po konsiderohet gjithashtu nga Chevrolet për modelin e tij të famshëm Camaro.
General Motors (GM) po kryen një sondazh në mesin e konsumatorëve për një motor të mundshëm për Camaro të ri dhe ka dy versione hibride në përzgjedhjen me motor të ri 2.7-litër Turbo me katër cilindra.
Motori i lartpërmendur, i cili duket si ai i Silverad i ri, do të zëvendësojë motorin aktual 2.0-litërsh me 278 kuajfuqi i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h për 5.2 sekonda, transmeton ksp. Sa i përket hibridit, Camaro shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h për 4.4 sekonda me një konsum të kombinuar prej 7.8 l/100 km, që është më shumë se 2.7 sekonda.
Sa i përket çmimit, versioni i parë hibrid do të kushtojë 4,000 dollarë nga Camaro standard me motor 6.2-litër V8, ndërsa versioni hibrid me atë motor do të kushtojë 8,000 dollarë më shumë.
Versioni hibrid i Chevroletit dëshiron të konkurrojë me Mustangun hibrid, i cili ka motor 2.3-litër EcoBoos me katër cilindra e kapacitet prej 400 kuajfuqi dhe i cili është i kombinuar me marshin automatik prej 10 shpejtësive. Po ashtu, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 5 sekonda.
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Uberi u ofron shoferëve amerikanë 4,000 dollarë për të kaluar në automjete elektrike
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Kopja kineze e Land Rover Defender që kushton vetëm 14.500 euro