Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Cadillac prezanton modelin e ri sportiv me 325 kuajfuqi

Prodhuesi i njohur amerikan i veturave, Cadillac, ka vendosur të ndryshojë rendin dhe para se të lansojë Sedanin e ri, prezantoi modelin CT4-V me motor 2.7-litër e 4 cilindrash.

Zakonisht kompania fillon së pari versionet e rregullta të modeleve të reja, përpara se të lansojë ato në versione me performancë të lartë. Por, Cadillac tashmë ka prezantuar modelin e ri CT4 së pari në versionin sportiv “V”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Cadillac CT4-V, po ashtu, është me kapacitet prej 325 kuajfuqi.

Performanca e CT4-V nuk është shpallur deri më tani, dhe detajet teknike do të njihen javët e ardhshme kur pritet premiera e Sedanit CT4 në version standard, si pasues i modelit në largim ATS./ksp