Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Cadillac në shtator sjell sistemin e drejtimit pa duar

Gjiganti i veturave, Cadillac, do të prezantojë në shtator modelin CT6, me sistemin e drejtimit pa duar.

Drejtuesi i mjetit do ta drejtojë makinën vetëm në raste të nevojshme, ndërsa pjesën tjetër makina do drejtohet nga sistemet e kamerave dhe radarëve.

Shoferi do t’i ketë duart krejtësisht të lira dhe do kontrollojë vetëm frenat dhe shpejtësinë e makinës, transmeton Shqiptarja.

Ky model i Cadillac do lansohet në SHBA dhe Kanada, por së shpejti do të vijë dhe në vendet e tjera.

Ky sistem drejtimi pa duar do të vendoset dhe në modelet e tjera pasi kompania e konsideron si shumë efikas në momentet kur shoferit i duhet të përdorin telefonin.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm