“Bullitt” Mustang është shitur për 3.74 milionë dollarë (rreth 3.3 milionë euro), përfshirë edhe tarifat e blerësve, në ankandin Mecum në Kissimmee në Florida, raporton LA Times.
Ky është çmimi më i lartë që është shpenzuar për një Mustang në një ankand publik, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 2.2 milionë dollarësh të vendosur nga Shelby GT500 Super Snake i vitit 1967, i cili ishte shitur në këtë ankand në vitin 2019, transmeton Koha.net.
Pronari i makinës, Sean Kiernan, kishte kërkuar që çmimi fillestar të ishte 3.500 dollarë.
Kjo makinë është e njohur për një prej skenave më të famshme të ndjekjeve në Hollywood, në të cilën Steve McQueen e përshkoi atë nëpër rrugët e San Francisko në filmin e vitit 1968 “Bullitt”.
Më poshtë mund të shihni disa pamje nga ankandi.
{gallery}
-
Mustangu shitet për çmim rekord prej 2.2 milionë dollarë
-
Ford Mustang GT 2024 u shit për 565 mijë dollarë
-
Kopja e veturës së “Batmanit” do të hidhet në ankand për 30 mijë funta
-
Del në ankand “vetura e Batmanit”
-
Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh