Një imitim i makinës së Batmanit, që mund të përdoret normalisht në rrugë, do të dalë në ankand duke filluar me çmim prej 35000 euro. Kjo makinë është një kopje 100% e “Batmobile” që është parë në filmat e vitit 1989 dhe 1992, me protagonist Michael Keaton.
Në vitin 2016, një kompani në Britani ndërtoi këtë veturë, duke përdorur si bazë një Ford Mustang të vitit 1965. Struktura e zezë u ndërtua më pas sipër Mustangut, shkruan “A2news”.
Pasi përfundoi puna për këtë makinë, ajo u ble nga Muzeu i Motorëve në Londër, ku u ekspozua për publikun e gjerë. Por, pasi ky muze u mbyll për shkak të konflikteve me bashkinë, makina e Batmanit doli në shitje.
Duke qenë se është 7 metra e gjatë, personi që do ta blejë do ta ketë pak të vështirë për të gjetur vende parkimi.
-
Kopja e veturës së “Batmanit” do të hidhet në ankand për 30 mijë funta
-
Vetura e bazuar në filmin “Batman” ofrohet për shitje në SHBA
-
A është ky Volkswageni më i shtrenjtë në histori?
-
Bentley paralajmëron veturën më të shtrenjtë ndonjëherë, do të kushtojë 2.3 mln euro
-
10 veturat më të shtrenjta të shitura nëpër ankande