Fitues i garës së tretë në disiplinën e auto sllallomit në Kampionatin e Kosovës është Bujar Gola, anëtar i Auto Klubit HCR Gjakova.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gola me veturën e tij Peugeot 106 deri te fitorja (përfshirë të dyja vozitjet) arriti me kohën 01:54.412 minuta, ndërsa shtegu ishte i gjatë 1.1 kilometër.
ishte e mirë dhe çdo gjë shkoi ashtu siç ishte paraparë. Pati garues dhe vetura të përgatitura shumë mirë, prandaj nuk kam pritur se do të jem fitues edhe në plasmanin e përgjithshëm. Megjithatë, në garë hyra i qetë, pa presion, isha i kujdesshëm dhe suksesi nuk mungoi. Po ashtu edhe në plasmanin ekipor u renditëm në pozitën e parë”, ka thënë Gola pas garës, transmeton Koha.net.
Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi anëtarit të Prizreni D&G, Kreshnik Mariqit, i cili me Yugon e tij u vonua për 03.851 sekonda në krahasim me fituesin. Ndërsa, podiumi u plotësua me anëtarin tjetër të HCR Gjakova, Besfort Hana, i cili garoi me Opel Astra dhe për 06.739 sekonda ishte më i ngadalshëm se Gola.
FASK-ja thotë se Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në javën e ardhshme me garën e disiplinës malore që do mbahet në Pousko të Prizrenit.
Edhe
Valon Jaha i pakonkurrencë në auto sllallom
Rezultatet janë këto:
Klasa 2 (mbi 1200 - 1600 ccm - Grupi 1)
1.Milot Shaqiri (Sakso - Prizreni D&G) 02:09.198
2.Suhejb Vuqiterna (Honda - Rahoveci) +01.834
Klasa 3 (mbi 1600 ccm - Grupi 1)
1.Jeton Qerimi (BMW - Gjilani) 02:04.315
2.Foton Ferati (Golf VI - Kaçandolli PRT) +03.265
3.Bashkim Memaj (Honda - Prizreni D&G) +05.684
Klasa 6 (mbi 1600 ccm - Grupi 2)
1.Gramos Binaku (Opel - Gjakova 137) 02:26.576
2.Alteron Sylmeta (BMW - Gjakova 137) +07.728
Klasa 7 (deri 1200 ccm - Grupi 3)
1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 01:58.263
2.Enis Bajraktari (Yugo - Kaçandolli PRT) +08.446
Edhe
Shoferja me BMW “shkel” garuesit në autosllallomin në Sllatinë
Klasa 8 (mbi 1200 - 1600 ccm - Grupi 3)
1.Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 01:54.412
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +06.824
3.Alban Berisha (Peugeot - Prizreni D&G) +06.849
Klasa 9 (mbi 1600 ccm - Grupi 3)
1.Besfort Hana (Opel Astra - HCR Gjakova) 02:01.151
2.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) +00.057
3.Belkin Fazliu (Renault - Prizreni D&G) +00.987
Plasmani gjeneral:
Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 01:54.412
Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +03.851
Besfort Hana (Opel Astra - HCR Gjakova) +06.739
Renditja ekipore:
HCR Gjakova 50 pikë
Edhe
Bunjaku fiton garën e fundit të kampionatit në automobilizëm, te femrat triumfon Milosevska
Prizreni D&G 45
Kaçandolli PRT 37.5