Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Buick Enspire elektrik arrin në Kinë

Brendi amerikan Buick, anëtar i grupit General Motors, prezantoi në Kinë konceptin e tij elektrik Enspire.

Për dallim nga Envision dhe Enclave, ky koncept dallon nga ana e maskës së madhe të përparme dhe pamjes sportive.

Vetura ka dy elektromotorë që sigurojnë 557 kuajfuqi dhe nga 0 deri 100 kilometra në orë arrin për katër sekonda.

Buick nuk ka zbuluar detajet e baterisë, por është bërë e ditur rangu i vozitjes me një mbushje prej 600 kilometrash, transmeton ksp.

Duke iu falënderuar teknologjisë së fundit me mbushje të shpejtë, bateria mund të mbushet deri 80 për qind për 40 minuta.