Paris, 31 mars – Marka franceze që prodhon hiperveturën “Chiron” me 1 500 kuaj fuqi dhe që kushton 2,5 milionë euro ka njoftuar se do të zhvillojë një partneritet me kantierin detar “Palmer Johnson” për ndërtimin e një serie prej 66 ekzemplarësht të super jahtit të quajtur “Ninette”.
Përse “Ninette”? Sepse ishte emri i anijes së ndërtuar në vitin 1930 nga vetë Ettore Bugatti për princin Carlo Maurizio Ruspoldi.
Ndërkohë që ekzemplarët e parë pritet shumë shpejt të ndërtohen, tregu i anijeve të frymëzuara dhe dizenjuara nga marakt e veturave ka filluar të marrë formën e një tendece të fuqsihme me modele si “AM37” nga “Aston Martin”, “AMG-Cigarette” apo “Lexus Sport Yacht Concept”.
Artikuj të ngjashëm
-
Liderët e NATO-s prezantojnë marrëveshje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Franca ndalon një anije ruse të naftës e cila ishte nën sanksione ndërkombëtare
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Superjahti rus kalon pa problem bllokadën në Ngushticën e Hormuzit