Seati raportohet se ka aplikuar që automobili i vet elektrik të quhet Seat Born, Born-E ose E-Born kur të arrijë pas vitit 2020.
Brendi spanjoll është duke u bërë gati që të sjellë dy automobila tërësisht elektrikë, më 2019, ndërsa pritet edhe një version tjetër i modelit e-Mii.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsesi, javën e shkuar kompania ka aplikuar që të regjistrojë tre emra bazuar në El Born - një nga arenat në Barcelonë, dhe ambient ideal për automobila elektrikë.
Burime të “AutoExpress” bëjnë me dije se Born, Born-E dhe E-Born vlejnë për automobilat elektrikë që pritet të vijnë në strukturën e Volkswagenit për vetura elektrike “MEB”.
Automobili i parë elektrik nuk pritet të dalë në treg para vitit 2021, sepse Seati është brendi i katërt që do të lansojë automobil nga platforma “MEB”. I pari do të jetë VW me konceptin I.D.