Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

SEAT do të prijë në Volkswagen Group për veturat elektrike

SEAT do të prijë në projektin e Volkswagen Group për të zhvilluar veturat elektrike të cilat do të shiten nën 20 mijë euro, ka treguar kjo kompani.

VW Group ka konfirmuar dy javë më parë që projekti për të zhvilluar një “Familje MEB”, për të pasur vetura të vogla por kompletë elektrike, në mas të VW Polo’s e SEAT Ibizas, do të përfundoj deri në 2023-ën, transmeton koha.net.

Tani shefi i SEAT-it, Luca de Meo ka konfirmuar se 30 inxhinier kanë nënshkruar për tu bashkuar në këtë projekt në Barcelon, e SEAT do të jetë një nga markat e këtij grupi që do të përdor arkitekturën më të lirë MEB elektrike.

“SEAT do të zhvilloj, në bashkëpunim me VW Group në Wolfsburg, një veturë elektrike rreth 4 metra të gjatë.

Ne jemi duke punuar në një ide që herët apo vonë, çdokush do të mund të vozisin vetura elektrike për më pak se 20 mijë euro”, ka shtuar Luca de Meo.

Edhe Volkswageni planifikon një model elektrik që do të kushtojë 20 mijë euro Auto Volkswageni planifikon një model elektrik që do të kushtojë 20 mijë euro

Ndërsa shefi i VW Group, Dr Herbert Diess ka shtuar: “SEAT do të lansoj veturën e parë elektrike e cila është e dizajnuar për udhëtime urbane, deri në 2023-ën, e që do të kushtoj më pak se 20 mijë euro”.

{gallery}