Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW Z4 i ri spiunohet gjatë testimit

Gjenerata e ardhshme e BMW Z4, e cila do të lansohet në fund të këtij viti, është spiunuar gjatë testimit, transmeton koha.net.

Z4 roadster i ri do ë zëvendësoj modelin e gjeneratës së dytë e cila është në prodhim që nga viti 2009, dhe do të rivalizoj Porsche 718 Boxster si dhe Toyota Supra.

BMW Z4 i ri motorin pritet ta ketë TwinPower turbo me benzinë i cili ofrohet edhe me katër cilindra edhe me gjashtë.

Pritet që modeli bazë të ketë më së paku 200 kuaj fuqi ndërsa variantet e tjera më sportive me më shumë se 300 kuaj fuqi.

{gallery}