Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW X3 në version plug-in hibrid arrin vitin e ardhshëm

Kompania gjermane prestigjioze, BMW, edhe më parë ka njoftuar versionin tërësisht elektrik të modelit X3 (nën emrin iX3), por në plan ka edhe versionin plug-in hibrid.

Sipas informacioneve të tanishme, X3 plug-in hibrid do të mbajë etiketën X3 xDrive30e, transmeton Koha.net. Po ashtu, do të ketë edhe sistemin e tërheqjes sikurse të Series 3 të re hibride (BMW 330e).

Kjo përfshin kombinimin e motorit benzinë 2.0-litër me katër cilindra dhe motorin elektrik, që në total kanë rreth 275 kuajfuqi, ndërsa vetëm me motorin elektrik ky model do të mund të udhëtojë deri në 48 kilometra.

X3 xDrive30e do të mbajë premierën vitin e ardhshëm, ndërsa shitja e iX3 serik pritet të fillojë në vitin 2020.