BMW është duke ndërtuar një crossover të ri për 2018-ën, i cili do të qëndrojë në mes të X1 e X3, e që do të quhet BMW X2, transmeton koha.net.
Dizajni i veturës është prezantuar në Panairin e veturave në Paris në 2016-ën, ndërsa tani është spiunuar duke u testuar, e që duket se BMW është duke punuar shumë në të e afër për ta prodhuar.
Versionet bazike të X2 të ri do të kenë motorët e njëjtë sikurse të X1 me benzinë dhe naftë, që do të thonë se janë turbocharged e me katër cilindra.
Shumica e BMW X2 do të përdorë platformën xDrive me katër rrotat aktive, por do të ofrohet edhe opsioni me rrotat e para aktive, sDrive18d.
X2 i ri pritet të jetë i gatshëm deri në fund të 2017-ës, por që do të filloj të shitet 2018.
Çmimi i tyre pritet të jetë nën 35 mijë euro.
{gallery}