Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW shton motorin me katër cilindra me naftë për serinë 6 GT

BMW ka shtuar motorin e ri me katër cilindra me naftë për serinë e 6 GT për tu zgjedhur, që mban emrin 620d.

BMW 6 GT, që rivalizon direkt modelet sportive Mercedes CLS e Audi A7, do të ofrohet me pesë motorë për t’u zgjedhur.

Seria 6 GT është krejtësisht e re në vargun e modeleve të BMW-së.

Motori i ri është 2.0 litërsh turbocharged ndërsa prodhon 187 kuaj fuqi, e që BMW pohon se 620d, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 7.9 sekonda.

Anëtari i ri i familjes Seria 6 GT është versioni që harxhon më së paku karburant.