BMW ka prezantuar dy motorë të rinj për modelin e ri të Serisë 5 si dhe të Serive 1, 2, 3 e 7, transmeton koha.net.
Motori i parë i ri është 520i m benzinë, 2.0 litërsh turbocharged e që prodhon 183 kuaj fuqi, e që bën që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë vetura ta arrijë për 7.8 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMotori tjetër është 525d me naftë e me katër cilindra, që prodhon 229 kuaj fuqi, e që të dy përdorin marshin automatik me tetë shpejtësi, dhe mund të blihen standard apo si paketë M, të përditësuar.
BMW 520d xDrive 4x4 do t’i shtohet modelit 520d, ndërsa të gjitha modelet e serisë 5 mund të blihen me çmim duke filluar nga 48 mijë euro.
Edhe Serisë 7 do të shtohet motori me katër cilindra, 725d me naftë, i cili prodhon 229 kuaj fuqi i cili bënë që vetura ta arrij shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 6.9 sekonda, ndërsa kushton duke filluar nga 71 mijë euro.