BMW serie 8 i ri Grand Coupe, është fotografuar gjatë testimit, i cili rivalizon direkt Porsche Panameran e Mercedes CLS-in e ri me katër dyer.
Gran Coupe qëndron në maje të linjës së Serisë 8 e do të jetë modeli më i madh në linjën e re të tyre, e që për shkak të trupit të tij të madh do të përmirësohet edhe hapësira brenda tij, si nga para ashtu edhe nga pas, transmeton koha.net.
Shefat e BMW-së tashmë kanë konfirmuar se motorët e njëjtë do të ofrohet në të gjithë linjën e Serive 8, që do të thotë se dy modele të Gran Coupe do të ofrohen si 840d si dhe M850i.
Motori me naftë 849d do të jetë më i liri ndërsa është 3.0 litërsh me gjashtë cilindra që prodhon 320 kuajfuqi, e ai me benzinë, 4.4 litra V8 që prodhon 530 kuajfuqi, e që të dy do të ofrohen me tetë marshe automatike e të gjitha rrotat aktive.
{gallery}