Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW S1000RR, motoçikleta më e shpejtë në botë

Javën e kaluar, është shënuar rekordi i ri i shpejtësisë në kategorinë e motoçikletave.

Rekordi është shënuar në Bolivi, Amerikën Jugore, nga shoferi Erin Sills i ekipit Hunter Sills Racing me motoçikletën BMW S1000RR, transmeton Koha.net.

Shpejtësinë që Erin e ka arritur ishte 368,97 kilometra në orë.

Image

Kur Federata Botërore e Motoçikletave (FIM) do ta zyrtarizoj këtë rezultat, BMW S1000RR do të jetë motoçikleta që ka thyer rekordin botëror në kategorinë me motoçikletave me motor 4 cilindrash.

Gjithashtu, Trev Rihter, shoferi tjetër i këtij ekipi, ka arritur shpejtësinë deri 321 km/h me të njëjtën motoçikletë.

Image

Me rekordin e ri të shpejtësisë, BMW S1000RR do të jetë edhe motoçikleta më e shpejtë e kësaj kompanie bavareze.

Edhe “Messi në formë më të mirë fizike se para katër vjetësh” Botërori 2026 1 j. më parë “Messi në formë më të mirë fizike se para katër vjetësh”

Thyerja e rekordit të ri në fakt është hera e 37 e ekipit Hunter Sills Racing, e cila është themeluar në vitin 2005, përcjell Koha.net. Shfaqja e tyre e ardhshme dhe përpjekja për të thyer përsëri këtë rekord, është caktuar për vjeshtën e ardhshme në Bonville, Australi.

BMW S1000RR është lansuar në vitin 2009 për të garuar në kampionatin WSBK. Një vit më vonë, ka filluar edhe prodhimi i tij komercial. Kjo motoçikletë ka motorin 4 cilindrash me kapacitet prej 999 cc.