BMW thotë se nuk ka manipuluar me pajisje për emetim të gazrave.
Gjiganti gjerman, BMW, ka mohuar raportimet se ka qenë pjesë e një karteli të kompanive që kanë manipuluar me pajisjet që kanë kontrolluar emetimin e gazrave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten, gazeta gjermane DerSpiegel publikoi një letër të dërguar nga Volkswageni drejt autoriteteve gjermane duke raportuar për një hetim që është nisur kundër Mercedes-Benzit, BMW-së, Audit dhe Porsches se kanë funksionuar si grupe të fshehta nga vitet e 90-ta për të fiksuar çmimet e sistemeve që merren me rregullimin e emetimit të gazrave.
Tani BMW është e para që është deklaruar haptas kundër këtij raportimi.
“Qëllimi i diskutimeve me kompanitë tjera ishte lidhur me rezervuaret AdBlue ishte për infrastrukturën kërkuese për instalimin e tyre në Evropë”, thuhet në reagimin e BMW-së.