BMW po bëhet gati për ndërrim të madh të kahes së industrisë së automobilizmit, për të kaluar drejt elektricitetit dhe veturave vetëvozitëse.
Sipas raportimeve, kompania gjermane do të shpenzojë shtatë miliardë euro në sektorin për zhvillim dhe hulumtime.
Vitin e shkuar kompania shpenzoi 6.1 miliardë euro, ndërsa sivjet 7 miliardë.
Përfitimet pritet të kalojë dhjetë miliardëshin.
Më 2017, BMW shiti 103 mijë vetura plug-in hibride, ndërsa sivjet synon të shesë 140 mijë e më 2019 rreth 500 mijë vetura.