Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW me fabrikë të re në Kinë, do të prodhojë modelin Mini elektrik

Foto: Getty Images

Prodhuesi prestigjioz gjerman i vetura, BMW, dhe partneri i saj kinez, Great Wall Motor, kanë njoftuar për ndërtimin e një fabrike të re në Kinë me një kapacitet prej 160,000 veturash në vit.

Fabrika, në të cilën do të investohen 650 milionë euro, do të prodhojë brendin e BMW-së, Mini (në version elektrik) dhe modelet e Great Wall Motorit, sipas Reuters, duke shtuar se fabrika duhet të ndërtohet deri në vitin 2022.

Selia e këtyre dy prodhuesve, e quajtur Spotlight Automotive, do të jetë në Zhangjiang, afër Shanghait, dhe do të punësojë 3,000 punëtorë.

Në fillim të këtij muaji, Great Wall Motor mori “dritë të gjelbër” nga rregullatorët për të ndërtuar një fabrikë të re.

Great Wall Motor është prodhuesi më i madh në Kinë për modelet SUV dhe kamionçina, dhe gjithashtu prodhon modelin Ora, një brend i përballueshëm i automjeteve elektrike.

Edhe Blerësit kinezë të interesuar për fabrikat “e padëshiruara” gjermane të Volkswagenit Auto Blerësit kinezë të interesuar për fabrikat “e padëshiruara” gjermane të Volkswagenit

Prodhuesit e automjeteve po përpiqen gjithnjë e më shumë të plotësojnë kuotat e automjeteve më pak ndotëse në Kinë.

Këto rregulla kërkojnë që automjetet elektrike dhe hibride të përbëjnë një të pestën e shitjeve totale deri në vitin 2025./kosovapress/