Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW M850i kundrejt Audi RS4, cili mendoni se fiton?

Gjatë kësaj jave, CarWow ka vënë përball dy super vetura gjermane për të testuar se cila është më e mirë.

BMW M850i kundër Audi RS4, njëra coupe e tjetra karavan e që të dyja super të fuqishme, transmeton koha.net.

BMW M850i ka motorin 4.4 litërsh twin-turbocharged V8 i cili prodhon 523 kuajfuqi e marsh me tetë shpejtësi automatike.

Audi RS4 ka motorin 2.9 litërsh twin-turbocharged V6 TFSI që prodhon 444 kuajfuqi e po kjo veturë ka marsh me tetë shpejtësi automatike.

Pas një gare shumë të ashpër, pasi që të dyja veturat ishin shumë afër njëra tjetrës në pistën 2 kilometra, fitoi BMW M850i, e cila e përfundoi për 11.9 sekonda, ndërsa Audi mbeti e dyta me 12 sekonda.