BMW si duket është e etur për të vënë më shumë fuqi në M5 e ri të tyre, sipas informacioneve e fotografive të rrjedhura online.
Sipas raportimeve të fundit, ky model do ta rivalizojë direkt Mercedesin super sportiv të ri AMG E 63 S, transmeton koha.net.
BMW ka modifikuar motorin 4.4 litërsh twin-turbo V8, i cili tani prodhon 25 kuajfuqi më shumë se sa modeli standard, duke bërë që tani të ketë plotë 617 kuajfuqi, dhe ta mposhtë Mercedesin E 63 S.
BMW M5 i ri shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.3 sekonda ndërsa nga 0 në 200 kilometra në orë për 10.3 sekonda e atë maksimale 305 kilometra në orë.