Auto

BMW M5 i ri me 600 kuajfuqi

Në panairin e veturave në Frankfurt, Gjermani, këtë vjeshtë do të debutojë BMW M5 i ri, i cili nën kofano ka motor 4.4-litër V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi.

M5-shi i ri shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda, transmeton Koha.net. Përshpejtimi është i mirë, por duhet theksuar se Sedani Mercedes-AMG E63 S këtë shpejtësi e arrin shumë më shpejtë. BMW do ta rregullojë këtë problem duke ofruar paketën “Competition”, e cila do të përmirësojë performancën e këtij modeli të ri të BMW-së.

Image

BMW M5 i ri do të vijë me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, por ekziston mundësia që të vijë edhe me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme.