BMW M135i i ri do të lansohet në panairin e veturave në Frankfurt.
BMW M135i vjen me një motor me katër cilindra të ri turbocharged e sistem me të gjitha rrotat aktive, transmeton koha.net.
Ky BMW M135i rivalizon direkt modelin sportiv të Volskwagen Golf R e edhe atë të Mercedesit, AMG A45.
M135i ka motorin 2.0 litërsh i cili prodhon 302 kuajfuqi, që është rreth 33 kuajfuqi më pak se sa modeli paraprak, por BMW premton se këtë e kompenson sistemi me të gjitha rrotat aktive e marshi me 8 shpejtësi automatike.
Përditësimet në stil përfshijnë mbrojtësit nga para e pas, që e bëjnë atë të duket më agresiv, rrota të mëdha M-Sport e dy gypa gjigant të shkarkimit të gazrave.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswageni publikon video të Golfit special
-
BMW zbulon zyrtarisht “beben” super sportive 128ti të ri
-
Mercedesi zbulon AMG GLE 63 S Coupe për të rivalizuar BMW X6 M-in me 603 kuajfuqi
-
Volkswagen Golf R i ri pritet të vijë me 333 kuajfuqi ndërsa Golf GTI TCR me 290
-
Mercedes-AMG GLB 35 i ri me motor 2.0 e 302 kuajfuqi