Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW-ja nuk po nxiton të çojë në pension veturat me djegie të brendshme

Mercedesi është zotuar se do të ofrojë vetura ekskluzivisht elektrike "aty ku kushtet e tregut e lejojnë" deri në vitin 2030, ndërsa Audi do të ndërpresë linjën e prodhimit të motorëve me djegie të brendshme në vitin 2033.

Po çfarë po ndodh në të gjithë këtë histori me BMW-në? Ky anëtar i "treshes së madhe" nuk është gati tash për tash të heqë dorë nga lëvizja tradicionale, sepse beson se ka ende jetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i zhvillimit të BMW-së, Frank Weber, tha se kalimi në vetura elektrike nuk do të ndodhë brenda natës, sepse disa çështje duhet të zgjidhen.

Kur do të jetë i gjithë sistemi gati për vetura elektrike? Çfarë infrastrukture duhet? A janë njerëzit gati?

Ka edhe pyetje të tjera.

Ekziston edhe çështja e fuqisë punëtore, sepse BMW-ja, ashtu si shumë prodhues të tjerë, ka një numër të madh njerëzish të punësuar në zhvillimin e veturave tradicionale.

“Fuqia punëtore gradualisht po kalon në vetura me energji elektrike, por është një proces kompleks që kërkon shumë kohë për trajnimin e duhur të stafit”, tha Weber.

Weber theksoi se BMW-ja nuk dëshiron të tërhiqet nga tregu i motorëve me djegie të brendshme, veçanërisht nëse infrastruktura është larg nivelit që mund të mbështesë adoptimin masiv të veturave elektrike. \autoblog