Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW deklaroi sot se synon një investim masiv prej 400 milionë eurosh në qendrën e saj të kërkimit dhe inovacionit në Mynih.
Gjiganti gjerman deklaroi se ky projekt, që do të krijojë 5000 vende të reja pune në qendrën “FIZ Future” do të përfundojë në vitin 2019, transmeton kp.
“Ndërsa rreth 15000 vende pune do të krijohen deri në vitin 2050”, njoftoi BMW-ja.
“Me një përqendrim në teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale, një gjeneratë e re inxhinierësh dhe shkencëtarësh kompjuterike do të lindë”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
BMW-ja shpall 6 mijë vende të reja pune në prodhimin e veturave elektrike
-
BMW hap qendrën për zhvillim të teknologjisë për bateri
-
Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në inteligjencën artificiale në Zvicër
-
BMW-ja do t’i investojë 1.7 miliard dollarë në SHBA
-
Bosch do të investojë 400 milionë euro të tjera për të rritur kapacitetin e prodhimit të çipave