Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW-ja shpall 6 mijë vende të reja pune në prodhimin e veturave elektrike

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze BMW po përfundon një fazë të pushimit nga puna dhe planifikon të krijojë 6 mijë vende të reja pune vitin e ardhshëm, njoftoi shefi ekzekutiv Oliver Zipse në një intervistë për mediat gjermane.

Kompania ka bërë përparim të mirë në transformimin e biznesit të saj, ka përgatitur lehtësira të lëvizshmërisë elektronike dhe pret rritje të shitjeve në vitin 2022, deklaroi Zipse për Münchner Merkur.

"Kjo është arsyeja pse ne do ta rrisim fuqinë tonë punëtore në pesë për qind vitin e ardhshëm", shtoi Zipse.

BMW aktualisht ka rreth 120 mijë punonjës pasi pushoi nga puna rreth 6 mijë punëtorë vitin e kaluar.

Nevojiten punëtorë të rinj për shkak të kërkesës së lartë për modele të reja elektrike, shpjegoi Zipse.

Vende të reja pune po krijohen kryesisht në Gjermani, u shpreh një zëdhënës i BMW. I4 prodhohet në Mynih dhe iX SUV në Dingolfing.