Një veturë BMW M3 nga seria E30 e prodhuar në vitin 1988 dhe që i ka të kaluar më pak se 13.000 km, është shitur për 250.000 dollarë.
Vetura ishte nxjerr në shitje në faqen e ankandeve “Bring a Trailer” dhe nuk shkoi shumë kohë para se pronari i ri të ndante shumë të madhe të hollave për të.
Bëhet fjalë për një model standard krahasuar me ato të mëvonshme, me motor 2.3, katër cilindërsh me 200 kuaj fuqi.
Shpejtësinë prej 0 deri në 100 km\h e arrin për 6.7 sekonda, kurse maksimalja është fiksuar në 235 km\h.
Vetura ishte në garazhë nga mesi i viteve ’90, qëkur vdiq pronari i saj i parë dhe i vetëm deri më tash.
Artikuj të ngjashëm
-
Veturat më të mira të përdorura nën 10 mijë euro
-
Shpallet në kërkim shtetasi kosovar, dyshohet se e shiti veturën e vjedhur në Shqipëri
-
BMW-ja tërheq rreth 37 mijë modele X3
-
A është ky Volkswageni më i shtrenjtë në histori?
-
BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit