Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW iX3 do të prodhohet në Kinë dhe eksportohet në SHBA e Evropë

Arritja e SUV-it tërësisht elektrik të BMW-së është shumë afër, ndërsa gjiganti bavarez ka ambicie të larta për të.

Versioni serik i modelit iX3 do të shfaqet në 2020-ën, ndërsa do të prodhohet në Kinë prej nga edhe shpërndahet nëpër tregjet e botës.

Pavarësisht marrëdhënieve “të tensionuara” tregtare midis Kinës dhe SHBA-së, BMW planifikon të prodhojë veturat e saj elektrike në një fabrikë afër qytetit verior Shenyang ku pastaj do të eksportojë ato në mbarë botën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, transmeton Koha.net.

“Deri sa të prodhohen veturat ashtu siç duhet, për të cilat BMW është përgjegjëse, blerësve nuk u intereson se nga vijnë veturat”, ka thënë Tim Urquhart, analist i kompanisë HIS Markit.

BMW iX3 aktualisht është duke u shfaqur në panairin e veturave në Pekin, ndërsa fjala është për versionin tërësisht elektrik të SUV-it të popullarizuar X3 i cili vjen me kapacitet prej 270 kuajfuqi.

Edhe Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve Auto 17 o. më parë Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve

iX3, rival i Jaguar I-Pace, ka baterinë e madhe e cila i mundëson këtij SUV-it që me vetëm një karikim të udhëtojë deri në 400 kilometra.

{gallery}