Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW i8 Roadster edhe kabrio, mësohet çmimi i tij

Versioni kabrio i BMW-së sportive hibride është prezantuar ka fundi i vitit të kaluar, ndërsa në muajin shkurt të këtij viti në Leipzig nisi prodhimi i këtij automobili ekskluziv.

BMW i8 Roadster në version kabrio vjen me motor benzinë 1.5-litër Turbo dhe motor elektrik. Motori benzinë është me kapacitet prej 231 kuajfuqi, ndërsa ai elektrik me 143 kuajfuqi, gjë që i bie që fuqia totale e këtij i8 Roadsteri të jetë 374 kuajfuqi.

BMW i8 Roadster kabrio shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h, transmeton ksp.

Gjithashtu, edhe i8 Roadster kabrio vjen me pesë opsione të vozitjes: Comfort, Sport, Eco Pro, si dhe opsionin elektrik Comfort dhe Eco Pro.

Shitja nis zyrtarisht këtë muaj dhe çmimi në Gjermani është rreth 155.000 euro.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm