Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW i8 merr një cilindër shtesë

Ndërsa BMW po konsideron gjeneratën e ardhshme të hibridit i8 popullor, spekulohet se nuk do të ketë një veturë tërësisht elektrike.

Sidoqoftë, i8 i ardhshëm duhet të fitojë më shumë fuqi dhe çift rrotullues falë një cilindri shtesë në motorin benzinë, transmeton ksp.

I8 aktual, të cilin BMW e prezantoi për herë të parë si veturën e saj të ardhshme elektrike, ka një motor benzinë 1.5-litër Turbo me tri cilindra dhe një motor elektrik me 360 kuajfuqi. Brezi i ri mund të marrë një motor 2.0-litër me katër cilindra dhe me kapacitet prej mbi 300 kuajfuqi.

Megjithatë, me 450 kuaj fuqi, BMW i8 nuk do të jetë në nivel të hibridëve të tjerë me performancë të lartë.