Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW Group planifikon 40 modele të reja deri në fund të vitit 2018

BMW Group ka premtuar se do të sjellë 40 modele të reja po të përditësuara me tre markat e saja luksoze, BMW, Mini dhe Rolls Royce, deri në fund të vitit 2018, transmeton koha.net.

Fokusi i tyre është në modelin SUV, pasi prodhuesi gjermani i veturave po dëshiron të rimarrë primatin në shitjet e veturave luksoze nga rivali Mercedes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefi ekzekutiv Harald Kruger ka bërë të ditur këtë në një konferencë vjetore në Munih, në të cilën ka konfirmuar se ky grup ka shitur 2,367,603 vetura gjatë vitit të kaluar, 2016, 5.3 për qind rritje krahasuar me një vit më parë, 2015, transmeton koha.net.

“Ne kemi për qëllim që të lansojmë mbi 40 modele të reja dhe të përditësuara me tre markat tona luksoze në treg gjatë vitit 2017 dhe 2018”, ka thënë Kruger.