Auto

BMW E60 kundrejt M140i e 840d, kush mendoni se fiton?

BMW E60 është padyshim më i kërkuari në historinë e serive M5, për shkak të motorit që gjendet në të.

I prezantuar në 2005-ën me motorin super të madh 5.0 litërsh S85 V10, ai ishte një nga sedanët më të shpejtë në botë.

Megjithatë, fundi i E60 M5 është i pashmangshëm, dhe ka afër 10 vite që prej kur BMW ka ndaluar prodhimin e tij.

Por si krahasohet ai modelet M të tanishëm?

“CarWow” ka vënë në garë E60 M5 kundrejt M140i e 840d.

BMW E60 M5 ka 500 kuajfuqi, BMW M140i 335 kuajfuqi e ai BMW 840d 315 kuajfuqi.

E BMW E60 M5 edhe pse ka 10 vite prej kur është prodhuar ka mposhtur që të dy, edhe BMW 840d e edhe BMW M140i që të dy të serive më të reja.

BMW E60 M5 ka arritur që të hyjë në vijnë e finishit për 12.8 sekonda, BMW 840d për 13.1 sekonda e i treti BMW M140i për 13.6 sekonda.

Për më shumë shikoni videon më poshtë: