Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW do të lansojë serinë 8 në 2018-ën për t’u fokusuar më shumë në veturat luksoze

BMW ka treguar se do të lansoië edhe një model të ri, Seria 8 në vitin 2018, si strategji për të ringjallur linjën e saj të coupe për t’u fokusuar në modelet luksoze më shumë se sa në veturat kompakte, transmeton koha.net.

“Seria 8 coupe do të debutojë në vitin e ardhshëm”, ka thënë shefi ekzekutiv Harald Krueger në takimin vjetor gjeneral me aksionarët e BMW-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne po freskojmë të gjithë portofolin tonë të produkteve dhe po forcojmë anën e performancës. Strategjia jonë do të fokusohet në segmentin e luksit, ku ka fitim të konsiderueshëm”, ka thënë Krueger, duke shtuar se ai ka për qëllim rritjen e të ardhurave në segmentin e luksit “në mënyrë të konsiderueshme” deri në vitin 2020.

{gallery}