Vetura klasike BMW 3.0 CS e vitit 1974, por e modifikuar nga kompania Speedcore është e parë evropiane e restauruar nga kjo kompani, dhe është bërë për yllin e filmit “The Iron Man” aktorin Robert Downey Junior, shkruan Top Gear, transmeton KOHA.
BMW CS i është ndërruar e tërë karroceria metalike me fibra të karbonit, ndërsa motori është ndërruar më një S38, që ka 3.5 litra dhe vjen nga gjenerata E34 e BMW M5, andaj shkon në 310 kuaj fuqi.
Ngjyra është e kuqe e mbyllur, me pjesë të hirta titaniumi, pjesë mbrojtëse të përparme e të prapme nga fibrat e karbonit, dhe shumë detaje tjera.
Enterierin e ka nga lëkura ngjyrë kafe dhe pjesën e përparme nga druri.
Një bukuroshe e vërtetë klasike.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm