BMW i është ‘vënë pas’ Rang Roverit e Mercedes GLS me SUV e ri X7, i cili është zbuluar para debutimit të tij zyrtar që do të bëhet në Britani në marsin e vitit 2019.
Ky është SUV më i madh që BMW ka ndërtuar ndonjëherë, transmeton koha.net.
Marka ka më pak se 20 vite që ka hyrë në tregun e SUV-ve, por tashmë kanë prodhuar shtatë modele të ndryshme.
BMW X7 është më i madh se Range Rover, por është shumë më i ulët se ai, si dhe është vetura më e rëndë që BMW ka prodhuar ndonjëherë, me 2.4 tonë peshë.
{gallery}
Dy motorë me naftë dhe benzinë do të ofrohen me të ndërsa të gjithë do të kenë marshet automatike me tetë shpejtësi.
Edhe
Dalin pamjet e BMW X7 të ri, pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm
Njëri është 3.0 litërsh xDrive30d turbodiesel që prodhon 262 kuajfuqi e ka një çmim fillestar prej 82 mijë euro.
Tjetri është xDrive40i me gjashtë cilindra me benzinë që prodhon 335 kuajfuqi si dhe versioni më i fuqishëm M50d i bërë nga divizioni M i BMW-së e që prodhon 395 kuajfuqi.
Me BMW X7 e ri do të ofrohet edhe motori xDrive50i që prodhon 456 kuajfuqi, por jo në Europë.