Bëhuni gati të përjetoni eksperiencën më të mirë të vozitjes në çdo terren me Touaregun e ri.
Touaregu i ri renditet në një segment të lartë në kategorinë e veturave SUV me dizajnin e tij ekspresiv, sistemet e reja inovative, komoditetin, sigurinë si dhe cilësinë e lartë të materialeve në dizajnin e brendshëm dhe të jashtëm. Është i pajisur me sisteme të larta të sigurisë, digjitalizimit, ndriçimit dhe sisteme informative për asistencë në vozitje.
Interieri- Epoka e digjitalizimit
Touaregu i ri është produkti më i madh teknologjik dhe inovativ që Volkswagen ka prodhuar ndonjëherë. Paraqet platformën plotësisht digjitale, përfshirë këtu Tafografin digjital 12 inç dhe sistemin kryesor informativ “Discover Premium” 15 inç, që bashkohen mes vete për të formuar një njësi digjitale operative, informative, komunikuese dhe argëtuese që vështirë se ka nevojë për ndonjë buton konvencional, me ndërfaqen telefonike “Business”, me funksionin e karikimit induktiv për smartfonin tuaj dhe 4 porta USB, sistemi Car-Net me App-Connect, me anë të të cilit mund të transferoni aplikacionet e smartfonit në ekranin kryesor me prekje.
Përjetoni argëtim në veturë
Edhe
Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia
Me “Volkswagen Media Control”, ju mund të përcaktoni programin e muzikës nga ulësja e pasme, apo të kontrolloni sistemin e navigimit nga ulësja e përparme e pasagjerit. Për karikimin e pajisjeve celulare dhe transmetimin e të dhënave, keni në dispozicion porta USB-je në pjesën e përparme dhe atë të pasme.
Qëndroni të informuar
“Head Up Display” projekton informacionet direkt në xhamin e përparmë (mbrojtës të makinës), kështu që shoferi mund t’i mbajë sytë te rruga pa pasur nevojë të shpërqendrohet duke shikuar diku tjetër. Përmes “Radio-navigacion system Discover Pro” shoferi merr një përfaqësim realist të hartës se navigimit për orientim më të mirë në rrugë.
Më i fuqishëm së kurrë!
Fuqia e motorit është 3.0 me 286 kuaj fuqi. Ndërruesi 8 shpejtësi DSG Automatik. Tërheqje 4x4 (me 4 rrota) Emetimi i gazrave EURO 6
Udhëtime të sigurta me Touareg
Shoferi dhe pasagjeret nuk kanë nevojë të përshtaten me makinën, makina përshtatet me preferencat e tyre. Ashtu si një smartphone i ri, Touareg është dizajnuar për t’iu përshtatur nevojave personale. Kjo mundësohet nga një nivel i ri i sistemeve dhe programeve të lidhura dhe të kontrolluara përmes ndërfaqeve digjitale dhe timonit multifunksional. Konsiderohet si njëra prej makinave më të sigurta në botë, me sisteme të sigurisë si “Night Vision” apo vizioni i natës, që i zbulon njerëzit dhe objektet në errësirë përmes një kamere infra të kuqe. “Lane Assist” apo drejtimi gjysmë i automatizuar që përfshin mbajtjen e korsisë, përshpejtimin dhe frenimin deri në 60km/h. “Front Cross Assist”, që përdor radarë para dhe anash për detektim të objekteve, ku e paralajmërojnë shoferin kur paraqitet ndonjë rrezik dhe në rast se shoferi nuk reagon, makina frenon në mënyrë automatike.
Edhe
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
“Trafic Jam Assist”, “Emergency braking Assist”.
Shoferi i përjeton këto sisteme si një njësi të vetme, ato janë të ndërlidhura nëpërmjet një njësie të re të kontrollit qendror, duke punuar në mënyrë të dukshme në sfond, duke e bërë udhëtimin tuaj më të sigurt, më të përshtatshëm, më intuitiv dhe më argëtues së kurrë.
Hapësirë e mjaftueshme për ju dhe familjen tuaj!
Krahasuar me paraardhësit e tij, seria e tretë e Touareg është mesatarisht më i gjerë dhe më i gjatë.
Dimensionet e reja kanë efekte pozitive, duke rritur kështu sasinë e tij të hapësirës së brendshme. Gjatësia e shtuar e jashtme çon në një rritje të konsiderueshme të kapacitetit të bagazhit nga 697 në 810 litra. Me gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tij të shtuar, Touaregu i ri tani është për 160kg më i lehtë për shkak të ndërtimit të materialit të përzier prej aluminit (48%) dhe çelikut të teknologjisë së lartë (52%).
Touaregu i ri përfundimisht është i dizajnuar për klientët që kërkojnë kualitet, siguri, funksionalitet, prestigj dhe pasion te vetura e tyre. I dizajnuar me përsosmëri deri në detajin më të vogël, Touaregu i ri është vetura që ju kërkoni!
Edhe
Dalin pamjet e Range Rover 2026
{gallery}
(Artikull i sponsorizuar)