Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Autoshkollat rifillojnë punën të hënën

Të hënën rifillon puna e autoshkollave me kandidatë për patentë-shofer. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës, të premten.

Rifillimi i punës do të bëhet konform lehtësimit të masave dhe duke zbatuar strikt rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Është i obligueshëm dezinfektimi i hapësirave të autoshkollave. Pranimi i aplikacioneve do të bëhet duke respektuar distancën dhe duke mbajtur maskat. Maska duhet të kenë edhe kandidatët gjatë pritjes për hyrje në provim dhe për marrje të rezultatit. Parashikohen edhe masa të tjera.