AutoFi, kompania softuerike e sistemeve të tregtimit për të mbështetur shitjet dhe financimin e automjeteve në internet, e cila ka bazën në San Francisko, ka mbledhur 85 milionë dollarë për të zgjeruar operacionet e saj, ka njoftuar kompania të hënën.
Investimi vlerësohet në afro 700 milionë dollarë, ka thënë kompania.
Pandemia ka nxitur interesin në rritje të konsumatorëve për financimin e automjeteve në internet dhe blerjet nga tregtarët e automjeteve në SHBA, një trend i pranuar dhe i mbështetur përgjithësisht nga prodhuesit e automjeteve.
Investitorët e mëparshëm në AutoFi përfshijnë BMË iVentures dhe Ford Motor Credit (FN) , sipas faqes së internetit të investitorëve PitchBook, raporton Reuters.
AutoFi ka thënë se platforma e saj e tregtisë dixhitale është përdorur për të përpunuar më shumë se një milion kërkesa për financimin e automjeteve në vitin 2021, duke mbështetur më shumë se tre miliardë dollarë në shitje me pakicë.
Raundi më i fundit i financimit do të përdoret për të zgjeruar platformën e AutoFi te bankat, si dhe te kompanitë e financave të specializuara, sipas Kevin Singerman, shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i AutoFi-së.
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA
-
Meta do të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të fuqizuar inteligjencën artificiale
-
Fordi do t’i tërheqë mbi 550 mijë automjete
-
Falimenton kompania e njohur e veturave në SHBA
-
Investitorët në bisedime për ta ndihmuar kompaninë e Muskut t’i mbledhë 3 miliardë dollarë