Gjenerata e dytë e Audi Q3 SUV i ri që pritet të lansohet shumë shpejtë, është fotografuar tërësisht i pa kamufluar, e që rivalizon direkt BMW-në e re X1.
Fotografitë e reja të Q3 e ri nuk është se shfaqin ndonjë befasi të madhe nga aspekti i dizajnit, transmeton koha.net.
Përpara vetura shihet se ka përdorur dritat e reja evolucionare, të ngjashme me Q8 e ri, ndërsa prapa nuk ka drita nga LED-i.
Nga jashtë, dizajni i tij më shumë është evolucionar sesa komplet i ndryshëm, e që është modeli më i vjetër në vargun e markës gjermane, por ndryshimet e mëdha te ky model janë nën “lëkurë”.
Audi Q3 i ri ka një kabinë komplet të re dhe platformë krejtësisht të re.
Ashtu sikurse një numër i madh i linjave të Volkswagen Group, edhe Q3 i ri do të vijë me platformën e re MQB që përdoret edhe nga Skoda Kodiaq e Audi TT.
Përfitimet nga platforma e re vijnë që nga pesha më e lehtë, hapësira më e madhe e shpenzim i ulët i karburantit dhe ofrimin e teknologjisë hibride.
Audi Q3 SUV i ri do të ketë një çmim fillestar rreth 30 mijë euro.
{gallery}