Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi Q3 i ri arrin vitin e ardhshëm

Prodhimi i gjeneratës aktuale të Audi Q3 ka filluar në vitin 2011 dhe është më se e qartë se po afrohet koha për pensionimin e saj, përkatësisht koha për pasardhësin e saj.

Njoftimet e fundit raportojnë se kjo do të ndodhë më së largu ka mesi i vitit të ardhshëm, ndërsa premiera zyrtare e modelit të ri Q3 do të mbahet më herët, ndoshta në pranverë e ardhshme në Gjenevë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Revista e njohur gjermane “Auto Motor und Sport”, njofton se modeli i ri do të vijë me dimensioni më të mëdha në mënyrë që të dallohet relativisht nga modeli i ri Q2, transmeton Koha.net. Saktësisht, Q3 i ri pritet të jetë më i gjatë për 60 cm ndërsa boshti për 50 cm, gjë që nënkupton se do të ketë më shumë hapësirë në interier dhe bagazh.

Q3 i ri, po ashtu, do të jetë edhe më i lehtë për 50 kilogramë për dallim nga paraardhësi dhe do të jetë në dispozicion me motorë 2.0-litër benzinë dhe dizel dhe me marshin automatik DSG, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe vetëm me rrotat e përparme.

Gjithashtu, Audi në ofertë do të ketë edhe versionin S të modelit Q3 i cili do të jetë në dispozicion me motor 2.5-litër TFSI me kapacitet prej 350 kuajfuqi, ndërsa më vonë do të vijë edhe versioni më i avancuar, RS Q3, me motor me pesë cilindra e 400 kuajfuqi.