Në panairin e automobilave në Shangai, Audi ka prezantuar konceptin elektrik E-Tron Sportback, i cili për nga forma dhe dimensionet mund të krahasohet me BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe.
Audi E-Tron Sportback është i gjatë 4,90 metra, i gjer 1,98 metra dhe i lartë 1,53 metra, derisa distanca ndërmjet boshteve është 2,93 metra. Vetura ka bateri të kapacitetit 95 kWh, e cila i siguron autonomi në vozitje prej më shumë se 500 km. Sipas të dhënave të fabrikës, automobili përshpejtimin nga 0 deri 100 km/h e arrin për 4,5 sekonda.
Audi njoftoi se E-Tron Sportback nuk do të mbetet vetëm në nivel të konceptit, porse versioni i prodhimit planifikohet për vitin 2019, transmeton kp.
Artikuj të ngjashëm
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Kopja kineze e Land Rover Defender që kushton vetëm 14.500 euro
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve